Vazhdohen shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale

11 gusht 2021 | 11:11

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të vazhdojë mbështetjen me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit, me masën e cila është në fuqi që disa muaj.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të ndahen 17 milionë euro, nga programi i rimëkëmbjes ekonomike për këto skema.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe se do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për miratimin në Kuvend…