626 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

19 gusht 2021 | 12:35

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 626 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“527 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 470 me oksigjeno-terapi dhe 26 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK, janë të shtrirë 236 pacientë, 201 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 185 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 110 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 71 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 390 pacientë, 326 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 285 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 75 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 103 pacientë
– Spitali i Pejës, 69 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 80 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 42 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesa kryesore në kompleksin e banimit Emingjiku, ka filluar të…