Shumë shpejt do të dihet numri i aplikuesve nga diaspora për zgjedhjet lokale

19 gusht 2021 | 12:38

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se shërbimi votues i KQZ-së është duke bërë futjen e të dhënave në sistem dhe regjistrimin e të gjitha aplikimeve s.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se shumë shpejt KQZ-ja do ta ketë një raport të detajuar për numri i aplikimeve nga diaspora për zgjedhjet lokale.

“Aktualisht, shërbimi votues i KQZ-së është duke bërë futjen e të dhënave në sistem dhe regjistrimin e të gjitha aplikimeve. Pas kësaj, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikimeve dhe sa prej tyre janë aprovuar e sa janë refuzuar për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret ligjore. Sapo të kemi këto të dhëna, ne do t’i bëjmë publike”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…