Hoxha për “Wiener Zeitung”: BE-ja duhet ta njohë progresin në Kosovë

16 maj 2018 | 22:07

Gjatë qëndrimit në Vjenë dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Banka Botërore, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka dhënë një intervistë për “Wiener Zeitung”.

Hoxha lidhur me Samitin e Sofjes ka theksuar se Kosova merr pjesë në takim si një partner i barabartë, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, duke e vlerësuar edhe Strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor si shumë të rëndësishme për Kosovën, ngase trajtohet si shtet i barabartë me vendet tjera të rajonit.

Ministrja ka folur edhe për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, Marrëveshjen që duhet bërë si instrument obligativ për të dy shtetet, sundimin e ligjit, Misionin e EULEX-it, si dhe liberalizimin e vizave.

Për liberalizimin e vizave, ka theksuar se “kemi pasur dy herë më shumë kritere për të plotësuar për liberalizimin e vizave se sa vendet tjera. Por, e kemi përmbushur atë dhe BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovës. Unë shpresoj se do të ketë liri të lëvizjes për kosovarët deri në fund të vitit”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka paralajmëruar se raundi final i…