Behar Maliqi: Ndaj Gjilanit presim pikë

23 gusht 2021 | 21:16

Feronikeli është skuadra e vetme që në javën e parë të Superligës nuk fitoi pikë, sepse pësoi humbje nga Drita me rezultat 2-1.

Edhe ndeshja e radhës pritet të jetë e vështirë për këtë skuadër, pasi në stadiumin “Rexhep Rexhepi” e pret skuadrën e Gjilanit.

Lidhur me këtë përballje, Maliqi për “Epokën e re” ka shprehur optimizëm se do të nxjerrin rezultat pozitiv.

“Në secilën ndeshje në hyjmë për rezultat pozitiv. Kjo vlen edhe për ndeshjen me Gjilanin. Kundërshtari ka një skuadër të mirë, por ne do të përgatitemi maksimalisht dhe besojmë se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka shtuar ai.

Nga Feronikeli janë larguar thuajse të gjithë lojtarët kryesorë derisa në këtë klub kanë “aterruar” futbollistët Behar Maliqi, Berat Ahmeti, Dren Gashi, Alban Shabani, Azem Bejta, Lulzim Doshlaku, Qemail Elshani, Diar Prokshi, Endrit Kastrati, Granit Musa, Drilon Leku dhe Labinot Jashanica.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra të rinj nën organizimin e Sektorit të Rinisë të…