Kurteshi jep detaje për incidentin në KQZ

26 gusht 2021 | 15:14

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në objektin e KQZ-së.

Ai ka treguar se zyrtarin e KQZ-së e ka nxjerr jashtë objektit për shkak se nuk kishte maskë.

“Rastësisht e kam pa një djalë pa maskë, dhe e kam pyet ku e ka maskën, edhe nuk më ka bë zë. Ai më tha as nuk kam, e as nuk e vendosi? I thashë që duhet me dal jashtë, e kam marr edhe e kam qit jashtë. Nuk ka pas as ofendime, as sharje as fyerje. Kam bërtit me qëllim, me dëgju krejt, kanë qenë edhe 7-8 veta. Ai ka dal jashtë”, ka deklaruar Kurteshi gjatë mbledhjes së KQZ-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa javësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se…