Limaj për menaxhimin e pandemisë: Për keqardhje indiferenca e Qeverisë Kurti
Kryetar i i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia.
Sipas tij fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me Covid ku edhe numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm.
Limaj ka thënë se si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante.
“Fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me Covid. Numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm. Por, si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante. Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor. Është për keqardhje kjo indiferencë totale ndaj qytetarëve dhe vendit të vet”, ka thënë Limaj.



