Bahtiri flet për takimin me Kurtin ku morën pjesë vetëm disa kryetar të komunave

31 gusht 2021 | 15:19

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë qeveritar, lidhur me pandeminë Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pjesëmarrja e kryetarëve në këtë takim sot është bërë temë ditës, duke shtuar se shëndeti i qytetarëve duhet të jetë mbi secilën temë tjetër.

Postimi i plotë:

Vetëm me një bashkëpunim të tillë mund të ndalim rritjen e rasteve me COVID-19

Sot, mora pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku u diskutua për zbatimin e masave AntiCovid.

Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie, mirëpo duhet të jemi të përkushtuar plotësisht që të zbatojmë edhe masat që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës. Pjesëmarrja e kryetarëve në këtë takim sot u shndërrua në temë dite, por binduni që shëndeti i qytetarëve është mbi secilën temë tjetër.

Po shfrytëzoj këtë moment të ju kërkoj përsëri për të mbajtur maskën, distancën dhe për të respektuar në plotni masat AntiCovid.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetar i i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në…