Shtetasi i Shqipërisë ngacmon seksualisht një grua në Vushtrri

02 shtator 2021 | 11:29

Një grua në Vushtrri është ngacmuar seksualisht nga një shtetas i Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10, teksa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri, 01.09.2021-13:10. Viktima femër kosovar ka njoftuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull – shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndeshje të vështirë do të ketë Kombëtarja e Shqipërisë, pasi…