Dardan Molliqaj: Mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës

07 shtator 2021 | 20:29

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për aktivitetin e sotëm të kësaj partie, ku protestuan kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës. Është mbrojtje e shtetit të Kosovës. Sepse nuk qëndron dot, e fortë dhe e sigurt, një ndërtesë që ia gërryejnë themelin”.

“Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar. Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka theksuar se dhuna ndaj tyre, nuk është thjeshtë dhunë ndaj tyre. “Është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset pozicioni i tij i gabuar. Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit, u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Prandaj dhuna e shfrenuar”, ka theksuar Molliqaj.

Molliqaj ka theksuar se mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës.

“Sot mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës. Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune nxjerrë pushteti përballë”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur sot fjalimin e saj…