Lajçaku pranon se ka mospajtime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë

08 shtator 2021 | 16:44

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se ka mospajtime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se pozicionet e Kosovës dhe Serbisë për shumë çështje mbesin shumë larg njëra-tjetrës.

“Sapo përfunduam dy ditë me punë të madhe dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet në një numër çështjesh urgjente mbesin larg njëra-tjetrës. Shumë punë përpara”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi nga Kosova, Besnik Kelmendi përmes një postimi në profilin…