Muhaxheri: Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë në Pejë
08 shtator 2021
| 22:04
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi para pak orësh në Pejë.
Muhaxheri nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se është i tronditur me vrasjen e dyfishtë.
“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, ka shkruar Muhaxheri.
Të vrarët janë Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidati i po kësaj partie për kryetar të Deçanit në vitin 2017, Blerand Kadrijaj.
/Epoka e re/



