Në Tetovë disa të vdekur nga zjarri në spitalin ku trajtoheshin pacientët me Covid
08 shtator 2021
| 22:49
Ndërtesa ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë, është përfshirë nga zjarri.
Raportohet se si pasojë e zjarrit ka viktima pacientë dhe staf shëndetësor, jozyrtarisht deri tani thuhet se janë shuar dhjetë jetë.
Zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spital.



