Shqipëria shkatërroi San Marinon

08 shtator 2021 | 22:46

Shqipëria me “pesë yje” ndaj San Marinos. Skuadra e drejtuar nga Edy Reja bën një paraqitje fantastik në “Elbasan Arena” duke fituar me lehtësi 5-0 dhe duke marrë vendin e dytë në renditjen e Grupit I, duke përfituar dhe nga barazimi i Polonisë 1-1 ndaj Anglisë.

Rey Manaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të pas një veprimi të bukur në zonë. Fraksioni i dytë ishte i frikshëm për kuqezinjtë tanë që dhurojnë spektakël dhe nuk kishin të ndalur në gola. Qazim Laçi realizoi një super gol nga jashtë zone, ndërkohe që më pas Broja dhe Hysaj shënuan dy gola të tjerë, falë asistimeve të Odise Roshit.

Shqipëria nuk u mjaftua me kaq, pasi 10 minuta nga fundi, Broja shërbeu një super asistim për Uzunin që e pati të thjeshtë për të shënuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi i cili përfundoi i plagosur nga rasti i vrasjes…