Një i arrestuar për dy të vrarët në Pejë

08 shtator 2021 | 22:44

Personi i cili përfundoi i plagosur nga rasti i vrasjes së dyfishtë në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Deri tani bëhet e ditur se të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje nga Kombëtarja…