Reali shkatërroi Mallorcan
Real Madridi e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-1 Mallorcan, në kuadër të javës së gjashtë në Laliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Karim Benzema në minutën e 3-të, ndërsa e dyfishoi Marco Asensio në të 24’, teksa Mallorca e ngushtoi epërsinë e Real Madridit me anë të Kang-In Lee në minutën e 25-të, por Asensio e riktheu prapë epërsinë prej dy golave, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Asensio e kompletoi hetrickun në minutën e 49-të, pas asistimit të dytë në ndeshje të Benzemas, francezi më pas u përkujdes që të shënoi edhe një tjetër gol, në minutën e 78-të, pas një asistimi nga Alaba, teksa golin e fundit në ndeshje e shënoi Isco në minutë e 84-të.
Real Madridi pas gjashtë ndeshjeve ka pesë fitore dhe një barazim, ku gjendet në pozitën e parë me 16 pikë.
Benzema ka shpërthyer me tetë gola dhe shtatë asistime në gjashtë ndeshje.
Teksa, Mallorca edhe pas humbjes mbetet në pozitën e 10-të, në tabelë me tetë pikë.



