Dy të vdekur dhe 66 raste të reja me Covid në Kosovë
29 shtator 2021
| 15:02
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe dy raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 3.185.




