Pritjeve të gjata në komunën e Mitrovicës po iu vjen fundi

06 tetor 2021 | 13:11

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të kësaj komune nuk do të ketë më radhë të gjata në komunë për të marrë shërbime.

“Pritjeve të gjata në Komunën e Mitrovicës po iu vjen fundi. Ne do t’i digjitalizojmë shërbimet dhe rrisim efikasitetin me E-kioska, E-inspeksion, E-leje dhe me një mori aplikacionesh që eliminojnë burokracinë dhe lehtësojnë të gjitha shërbimet komunale”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se shoqëria civile në Mitrovicë do të jetë partnere e pazëvendësueshme për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien. “Bashkë për Mitrovicën”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka zbuluar se…