Halil Kastrati pas operimit: Shumë shpejt do t’i kthehem punës me “Jetimat e Ballkanit”
Humanisti Halil Kastrati ka folur pas operimit, duke treguar se tash është mirë me shëndet.
Kastrati nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka thënë se ka filluar ta marrë vetën dhe se shumë shpejt t’i kthehet punës me “Jetimat e Ballkanit”
“‘Pas vështirësive, vjen lehtësimi’, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim”, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë i Kastratit:
Faleminderit të gjithëve!
Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.
Një falënderim i veçantë shkon për spitalin “Ortomedica”, dhe doktorin Hatim Baxhaku.
Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me “Jetimat e Ballkanit”, gjë e cila i jep kuptim jetës time.
O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë.



