1.26 miliard njerëz rrezikohen nga ndryshimet klimatike

07 tetor 2021 | 13:47

Një rreth vicioz që lidh varfërimin e burimeve natyrore me konfliktet e dhunshme mund të jetë diçka pa kthim për disa vende të botës dhe ka të ngjarë të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, sipas një studimi.

Pasiguria ushqimore, mungesa e ujit dhe ndikimi i fatkeqësive natyrore, i shoqëruar me rritjen e popullsisë,  ka rritur zhvendosjen e njerëzve nga zonat e cenueshme, sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe (IEP).

Serge Stroumpants, menaxher i IEP-së për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ka thënë se studimi ka identifikuar 30 vende si më të rrezikuara, ku jetojnë 1.26 miliard persona. Por njerëzit po përballen me më shumë rreziqe.

Kjo bazohet në tre kritere që lidhen me burimet e pamjaftueshme dhe pesë fokusohen në fatkeqësi të ndryshme natyrore, të cilat përfshijnë përmbytjet, thatësirën dhe rritjen e temperaturave.

“Ne  nuk kemi nevojë për ndryshime klimatike për të parë një kolaps të mundshëm të sistemit, dhe vetëm ndikimi i këtyre tetë kërcënimeve ekologjike mund të çojë në përkeqësimin e ndryshimeve klimatike”, ka thënë Strubants.

Afganistani është më i rrezikuari, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm. Këto konflikte do të pengojnë furnizimet me ushqim dhe ujë, të alternuara me ndryshimet klimatike përmbytjet dhe thatësira.

Me tensionet tashmë të përshkallëzuara, ndryshimi i klimës do të ndikojë  në shumë nga këto çështje, sipas studimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Spanjës ia shkaktoi humbjen e parë Italisë pas…