Baton Haxhiu para se ta publikojë Exit-poll’in e tij: Ka përmbysje të frikshme të votës popullore
17 tetor 2021
| 18:49
I pyetur se si ishte rezultati në komunën e Prishtinës, Baton Haxhiu dha përgjigjen e tij.
Gazetari i mirënjohur kosovar ka bërë sondazhe [exit poll] për komunat e Kosovës në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.
Ai ka kritikuar komunën e Malishevës, Skënderajt dhe një tjetër ku votuesit kanë hezituar të deklarojnë votën e tyre.
Për Prishtinën, Haxhiu u shpreh:
“Është e habitshme se sa ka përmbysje të votës popullore në Prishtinë. Në nivel nacional, ëëm, përmbysja është e frikshme,” – u shpreh Haxhiu.



