Basha: Prioritet i PD-së, integrimi i Shqipërisë në BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në selinë e PD-së, të rinjtë e Partisë Popullore Austriake.
Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se ndau me të rinjtë vizionin e PD-së për Shqipërinë dhe forcën e kësaj partie.
“Pata kënaqësinë të takohem me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrën e Partisë Demokratike. Ndava me ta vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe veçanërisht të rinjtë që janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre evropianë. Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje”, ka thënë Basha.



