Basha: Ndryshimet kushtetuese, një domosdoshmëri për ndëshkimin e korrupsionit
24 tetor 2021
| 19:26
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndryshimet kushtetuese janë një domosdoshmëri për t’u kthyer te demokracia dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.
Teksa ka ndarë një pjesë nga fjala e tij në konferencën e djeshme për shtyp, kreu demokrat thekson se ky është vetëm i hapi i parë që do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese.
“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi.
Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, shkruan Basha.