Osmani publikon letrën e radhës falënderuese nga SHBA, për rolin e Kosovës gjatë luftës në Afganistan

27 tetor 2021 | 23:37

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorin James E. Risch nga Komiteti i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë për një letër falënderuese për rolin e Kosovës gjatë luftës në Afganistan.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani, në një postim në “Twitter”, të cilit ia ka bashkëngjitur letrën në fjalë, ka thënë se Republika e Kosovës është një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara.

“Partneriteti ynë strategjik bazohet në vlera dhe angazhime të përbashkëta. Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin ndërsa trajtojmë ndikimet keqdashëse në rajon. Së bashku më të fortë”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Svetlana Broz, mbesa e Josip Broz-Titos, tha për Monitor se…