Prefekti i Dibrës: Banesat e dëmtuara prej tërmetit nuk rrezikohen nga shembja

31 tetor 2021 | 14:21

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, ka dhënë detaje të reja në Klan News në lidhje me situatën pas tërmetit që ra ditën e premte dhe që ishte i shkallës 4.5 Rihter.

Shehu tha se ka pasur edhe disa lëkundje të tjera, ndërkohë që nga dridhjet e tokës janë 110 banesa të prekura. “Pas tërmetit të orës 08:35 të së premtes ka pasur edhe disa lëkundje të tjera. Sot që po flasim kemi gjithsej, aktualisht janë raportuar 110 banesa të prekura nga tërmeti. Këto janë të ndara sipas grupeve të konstatimit 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa vlerësohen me dëmtime të mesme. Dëmtimet e lehta janë krisje suvash dhe të kësaj natyre. Dëmtimet e mesme paraprakisht, krisjet e suvave, tavaneve, të murit janë disi më të rënduar. Paraprakisht nuk kemi banesa të pabanuara. Banorët janë në shtëpitë e tyre. Jemi në kontakte me njerëzit dhe po shohim situatën në terren”, ka deklaruar Shehu.

Deri më tani, sipas tij, nuk ka vlerësime për shtëpi apo banesa që rrezikohen të shemben.

Shehu shtoi se pushteti vendor ka rezerva me çadra, ushqime dhe veshmbathje dhe është gati për të përballuar çdo lloj situate.

“Mendohet që epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Gjoricës dhe Zerqanit, por gjithsesi të 8 njësitë administrative kanë dëmtime të banesave”, ka theksuar ai Shehu./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni nuk ka regjistruar…