Ja nga sa komuna fituan partitë politike në Maqedoninë e Veriut

01 nëntor 2021 | 11:49

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve(KShZ) ka publikuar rezultatet preliminare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas këtyre rezultateve, fituese e këtyre zgjedhjeve është partia opozitare maqedonase VMRO-DMNE, e cila ka fituar në 20 nga 44 komuna në sa u votua në balotazh.

Sipas rezultateve, në dy rundet zgjedhore, VMRO DPMNE-aj ka fituar 41 komuna nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut, dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal.

LSDM-ja ka fituar 16 komuna, BDI-ja dhjetë komuna, Lëvizja BESA dy komuna, Aleanca për Shqiptarët gjithashtu dy komuna, ndërsa partitë tjera nga një komunë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se ngritur…