Totaj ia numëron skandalet Haskukës: Ka blerë poç elektrik 365 euro, vlera e të cilit është 10 euro

04 nëntor 2021 | 23:17

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur në Rubikon kryetarit aktual të Prizrenit, Mytahir Haskukës, duke ia numëruar disa prej skandaleve.

Totaj tha se Haskuka kishte paguar një poç elektrike në vlerë prej 365 euro, ku vlera e tij në treg është 10-15 euro.

“Është bë vlerësimin i përformancës së komunave, komuna e Prizrenit është radhitur e 23, pra shihet përformanca e komunës. Haskuka i ka pasur 6 zyrtarë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Haskuka ka pasë skandale, të punësimeve të shumta familjare. Ka shumë edhe gjana tjera, skandale me tender. 10-15 euro kushtin një poç elektrikë ndërsa Haskuka ka paguar 365 euro një poç elektrike për ndriqim në qytet”, tha Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares…