VV-ja organizon fluturime nga Zvicra për balotazhin

08 nëntor 2021 | 09:37

Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar mobilizimin për raundin e dytë të 14 nëntorit.

Kjo pasi dega e këtij subjekti politik në Zvicër ka organizuar fluturime për në Kosovë për vikendin e balotazhit.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër organizon fluturime për fundjavën e balotazhit të 14 nëntorit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik në Kosovë që nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot duke…