MSh-ja: Personat që kanë kaluar Covidin duhet të vaksinohen

11 nëntor 2021 | 15:11

Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar Covidin në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër këtij virusi.

“Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar Covid-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit. Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë Covid-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni. Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen”, është thënë në njoftimin për media të kësaj ministrie.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar Covid-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

“Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i zbatojnë masat parandaluese kundër Covid-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën për…