PDK e Dragashit fton Prokurorinë t’i hetojë votat që u mbushën nga një njeri

16 nëntor 2021 | 20:38

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Dragash ka reaguar ashpër pas skandalit që u shfaq sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku u panë qindra zarfa të ardhura me postë e ku shihej qartë se ishin të plotësuar nga një dorë e njëjtë.

PDK e Dragashit ka ftuar Prokurorinë që të hetoj këtë rast dhe të parandaloj deformimin e vullnetit të mijëra qytetarëve të Dragashit.

Deklarata e plotë e Degës së PDK Dragash:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur qytetarë të Dragashit.

Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë.

Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani.
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë.

Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë.

Askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.

Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.

Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin.

https://www.facebook.com/423837881358521/posts/1169916110084024/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në margjina të takimit të ministrave të jashtëm në kuadër…