Llapi, bindës ndaj Ballkanit

21 nëntor 2021 | 18:58

Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj Ballkanit me rezultat të thellë 4-1, në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Pjesa e parë përfundoi ashtu siç edhe nisi, pa gola të shënuar. Nazmi Gripshi e kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 61-të duke shënuar nga gjuajtja e lirë.

Por, më pas ishte radha e llapjanëve. Fillimisht në minutat 71 dhe 74 Firmino përmbysi rezultatin, ndërsa në të 77-tën Sadriu realizoi për 3-1. Në minutën e 86-të Kushtrim Shabani shënoi për epilogun e këtij takimi, 4-1. Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 21 pikë, tri më pak se Ballkani që gjendet i treti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka fituar 4:1 ndaj një Gradande me 10…