Barcelona arrin fitoren e dytë me Xavin

27 nëntor 2021 | 23:10

Barcelona merr fitoren e dytë radhazi në kampionat nën drejtimin e Xavit. Skuadra katalanase vuajti shumë ndaj Villareal duke triumfuar në shifrat 3-1 në transfertë.

Ndeshja u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë nga de Jong që shfrytëzoi më së miri një krosim nga krahu i majtë. Fillimisht arbitri e cilësoi si të parregullt, por me VAR e cilësoi si pozicion të rregullt.

Në minutën e 76-të, Chukëeze shënoi golin e barazimit me një goditje me të majtën. Dy minuta nga fundi, Depay do të shfrytëzonte një gabim të vendasve, duke e dërguar topin në kuadrat me qetësin e tij karakteristike.

Në fundin e shtesës, Coutinho do të shënonte dhe golin e tretë me penallti. Barcelona me këtë fitore ngjitet në vendin e 7-të me 23 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenomi u sekuencua në Laboratorin e Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë dhe…