Barça interesohet për Haalandin
14 dhjetor 2021
| 16:31
Barcelona do të synojë ta transferojë qendërsulmuesin, Erling Haaland, gjatë afatit kalimtar veror.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është fans i madh i norvegjezit dhe beson se ai është lojtar që i nevojitet klubit.
Barcelona po kërkon formula ekonomike të ndryshme për transferimin e tij dhe gjithashtu kërkon nga Raiola që t’i ulë kërkesat.
Ditë më parë, agjenti i Haalandit, Mino Raiola, deklaroi se sulmuesi norvegjez me shumë gjasa do të largohet nga Borussia Dortmundi në verë, teksa e përmendi edhe Barcelonën si destinacionin e mundshëm.
Por, katalonasit kanë probleme të theksuara financiare. Ata duhet të shesin shumë lojtarë dhe të krijojnë fonde për ardhjen e një lojtari që do t’u kushtojë jashtëzakonisht shumë atyre.



