Lewandowski: Mund të ndodhë që një ditë të kaloj në Serinë A

14 dhjetor 2021 | 16:44

Robert Lewandowski po fiton çdo çmim të mundshëm, përveç atij që kishte më shumë rëndësi, “Topit të Artë”.

Së fundmi sulmuesi i Bayern Munchenit është vlerësuar me çmim “Golden Boy”, lojtari më i mirë i vitit, një titull që akordohet nga “Tuttosport”.

Në një intervistë të dhënë, Lewandowski nuk e mohon që një ditë mund të luajë në Serinë A.

“Nuk mund të them asgjë, pasi është diçka që nuk e di, por di që Italia më josh shumë. Mund të ndodhë, pasi në Itali do të kisha mundësi të përballesha me lojtarë të mëdhenj dhe me skuadra të madha. Më kujtohet shumë mirë Roberto Baggio. Isha gjashtë vjeç kur fillova t’i shihja ndeshjet e tij, talentin e tij të madh dhe stilin e tij”, ka thënë Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e…