Ramosaj zbulon identitetin e të riut nga Deçani që humbni jetën tragjikisht

17 dhjetor 2021 | 14:03

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zbuluar identitetin e të riut që vdiq tragjikisht mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të kësaj komune.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për Mentor Himaj. Me këtë rast, Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes Himaj.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut  Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan, Komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Siç është raportuar në medie i riu nga Deçani është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij të djegur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci, ka…