Në Shqipëri konfirmohen dy rastet e para me Omicron

23 dhjetor 2021 | 11:43

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i identifikuar tashmë në shumë vende të botës, ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka treguar se aktualisht në Shqipëri janë konfirmuar dy raste me variantin Omicron.

Ajo ka deklaruar se dyshimi për prezencën e tij në Shqipëri është konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani.

Tomini ka theksuar se në bazë edhe të raportimeve, në Shqipëri situata epidemiologjike është e qëndrueshme në dy javët e fundit.

Tomini bëri apel më tej që të respektohen masat e vendosura, si dhe të përshpejtohet procesi i vaksinimit për të rritur imunitetin e popullatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet…