Milot Rashica ia dhuron fanellën Granit Xhakës, edhe pse s’u përballen në fushë

27 dhjetor 2021 | 01:25

Arsenali shënoi fitore 0:5 ndaj Norwich Cityt në takimin e javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.

Në këtë përballje u paraqit nga minuta e parë deri në fundit mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka.

Fatin për të luajtur në këtë duel nuk e pati edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica i cili po vuan nga një lëndim dhe nuk ishte fare i ftuar.

Megjithatë, dy futbollistët shqiptar u takuan pas ndeshjes.

Sulmuesi nga Vushtrria i dhuroi fanellën e tij të Norwich Cityt reprezentuesit të Zvicrës, Granit Xhakës.

Xhaka e ndau me ndjekësit e tij në Instagram fanellën e Rashicës, ndërsa e falënderoi atë.

“Më vjen mirë që të pashë, vëlla”, shkroi Xhaka në llogarinë e tij në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe njëherit edhe kryetari i VV-së, Albin…