Ferran Torres zbarkon në Barcelonë
27 dhjetor 2021
| 01:43
Ferran Torres ka planifikuar të udhëtojë në Barcelonë për t’iu nënshtruar kontrollove mjekësore të hënën, (sot).
Këto kontrolle janë të ndarë në dy pjesë, si një hap paraprak dhe i detyrueshëm, përpara se të japë OK për nënshkrimin e tij.
Siç ka mësuar AS, sulmuesi i Manchester Cityt fillimisht do të shkojë në spitalin e Barcelonës dhe më pas në Ciutat Esportiva.
Dy muaj e gjysmë pas dëmtimit të tij, lojtari tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit.



