Rekord rastesh me Covid në Premierligë

27 dhjetor 2021 | 16:50

Një rekord prej 103 raste kanë rezultuar pozitive me Covid në shtatë ditët deri dhe duke përfshirë 26 dhjetor në Premierligë.

Nga këto shifra, në mesin e të infektuarve ka futbollistë dhe staf të klubeve të elitës së futbollit anglez.

Rekordi i mëparshëm javor i ligës ishte 90 raste, i shpallur një javë më parë.

Gjithsej 15,186 teste u kryen midis 20 dhe 26 dhjetorit, pasi Premierliga ka rifutur testimin e përditshëm të lojtarëve dhe stafit.

Pesëmbëdhjetë ndeshje të Premierligës janë anuluar deri më tani gjatë dhjetorit për shkak të rasteve të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Oficerët doganorë kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare…