LDK-ja dhe PDK-ja ende pa marrëveshje, sot sot seanca për kryesuesin

05 janar 2022 | 08:24

Sot në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Asamblistët e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, do të votojnë sot për kryesuesin e Kuvendit.

Mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit do të mbahet në orën 10:00.

Më 7 janar bëhet një muaj prej kur Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.

Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova pritet që së shpejti të bëhet me një ligj…