Gjashtë medalje për Kosovën në grup-moshat e reja në xhudo

10 janar 2022 | 14:21

Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grup-moshat U12, U14, U16, U21. Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grup-moshën U21. Të gjithë fituan medalje, ku 4 ishin të arta, një i argjendtë dhe një i bronztë. Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerët, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Dardan Cena                  -73 kg – i artë
Anes Veseli                    -100 kg – i artë
Fatjona Kasapi              -57kg – e artë
Dëbora Gjakova            -63 kg – e artë
Muhamedin Veseli       -66 kg – i argjendtë
Rios Kuka                      +100 kg – i bronztë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur në…