Prishtinasit po i paguajnë detektivët me nga 500 euro për t’i përcjellë partnerët
Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë.
Kryeqytetasit kryesisht këtë metodë po del se e përdorin për ta përcjellë partnerin, Por edhe familjarë tjerë, shoqëri apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video incizime.
Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Teksa bashkëpunim kanë edhe me Shqipërinë.
Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë. Për më tepër, përndjekja dënohet me 3 deri 15 vjet burg.
Teksa për një njohës të sigurisë, kjo veprimtari është shqetësuese.
“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuse sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit”, shprehet Drizan Shala.
Meqenëse nuk ka ligj, veprat e detektivëve privatë mund të hapen si raste hetimi nga policia.



