Digjet një veturë dhe dëmtohen dy të tjera në kapusin universitar

08 qershor 2018 | 12:08

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht në parkingun brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është djegur një veturë e tipit “Mercedes”.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, me ç’rast nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm janë shkaktuar dëme materiale.

“Vetura e tipit ‘Mercedes’ është djegur tërësisht, ndërsa dy vetura të tjera ( një Seat Ibiza dhe një Suzuki), të cilat kanë qenë të parkuara afër janë dëmtuar”, është theksuar në komunikatën e policisë.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Kosovës janë duke punuar në të gjitha drejtimet…