Profesori i TikTok-ut incizohet duke ua lëshuar nxënësve në klasë këngën e Dafina Zeqiri
08 shkurt 2022
| 10:51
Profesori i njohur për veprimet e tij në ‘Tik Tok’, Lulzim Paci, është incizuar duke lëshuar këngët e artistes Dafina Zeqiri.
Në një video të siguruar nga lajmi.net, ai shihet të ketë lëshuar këngën e Dafina Zeqirit – Pa ty, në prezencën e nxënësve.
Lexuesi që ka dërguar videon në kushte anonimiteti nuk sqaron më tej veprimet e profesor Paci.
Mirëpo, siç shihet në video, asetet shkollore janë përdorur që të prezantohet kënga e artistes kosovare.



