Vetteli: Nuk garoj në Rusi edhe nëse nuk ka vendim zyrtar

24 shkurt 2022 | 14:00

Sebastian Vettel ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Piloti i skuadrës së Aston Martin në Formula 1 ka dhënë komentet e tij për situatën aktuale në Ukrainë.

Vetteli gjithashtu ka njoftuar se ka hequr dorë nga gara e Rusisë. Piloti gjerman ka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës së Rusisë, edhe nëse F1 nuk e suspendon zyrtarisht garën. Rusia po penalizohet edhe nga UEFA, të cilët pritet t’i heqin të drejtën për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve.

Rusia ka nisur agresionin ndaj Ukrainës, duke sulmuar ushtarakisht sot në orët e hershme të mëngjesit. Sulmet e Rusisë në Ukrainë kanë lënë deri më tani qindra viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë,…