100 aeroplanë luftarakë të NATO-s në gjendje gatishmërie

24 shkurt 2022 | 14:21

NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat pasi Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës.

100 avionë luftarakë janë vënë në gatishmëri. Po ashtu, aleatët e organizatës më të madhe ushtarake në botë kanë rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se ka thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i ShBA-së Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan “Reuters”.

Në orët e para të së enjtes presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se kishte filluar një operacion ushtarak në Ukrainë.

Nga bombardimet ruse deri tash raportohet se kanë vdekur mbi 40 persona.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
KB Bashkimi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është ndarë…