Trafiku Urban shpall shprehje interesi për ofrimin e shërbimeve të marketingut
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të avancuara të marketingut, N.P.K. “Trafiku Urban” Sh.A. fton kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit për ofrimin e shërbimeve reklamuese përmes zgjedhjeve kreative në autobusët lokal të Trafikut Urban të cilët operojnë në linjat urbane dhe urbane periferike. N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A. synon që t’ju ofrojë kushte të barabarta të bashkëpunimit të gjithë operatorëve ekonomik serioz dhe të interesuar, me qëllim që t’ju ofrojmë pasagjerëve informata për funksionimin e linjave të trafikut urban.
Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A, fton kompanitë e interesuara t’i ofrojnë opsionet për llojet e shërbimeve të tyre në fushën e marketingut. Shërbimet do të precizohen pas propozimeve tuaja dhe pas takimeve të drejtpërdrejta me ju.
Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me idetë dhe propozimet (modalitetet) e bashkëpunimit duhet të dërgohen përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]
Kliko mbi link: Trafiku Urban




