Papa: Në emër të Zotit, ndaleni masakrën në Ukrainë
13 mars 2022
| 13:53
Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.
Me këtë rast, Papa ka bërë thirrje që të ndalet lufta në Ukrainë.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet. Në emër të Zotit, ju kërkojë ta ndalni këtë masakër”, ka thënë Papa gjatë lutjes së tij javore të së dielës në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan.
Ai ka thënë se bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile është “barbar” dhe nuk ka “asnjë arsye të vlefshme strategjike”.



