Sveçla dhe Hovenieri i nisin për në ShBA edhe 150 afganë të tjerë

15 mars 2022 | 15:22

Nga Kosova të martën janë larguar 150 afganë, të cilët ishin duke qëndruar në kampin e Bondsteel-it.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ai bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën, i kanë nisur për në Amerikë këta qytetarë afganë ku do ta fillojnë jetën e tyre të re.

“Ne u jemi thellësisht mirënjohës dhe i detyrohemi shumë Kosovës që u ka ofruar strehim të përkohshëm këtyre afganëve të pambrojtur. Bujaria juaj jo vetëm që shpëtoi jetë, por siguron që këta afganë dhe familjet e tyre do të kenë mundësi për të ndërtuar jetë të reja në ShBA”, ka shkruar Hovenieri në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…