Silva: Dua të luaj si Maldini deri në moshën 40-vjeçare

25 mars 2022 | 17:00

Thiago Silva dëshiron të ketë një karrierë deri te të 40-at ashtu si legjenda e Milanit, Paolo Maldini.

Qendërmbrojtësi i Chelseat, 37 vjeç, vazhdon të luajë në nivele shumë të larta edhe pas largimit nga PSG-ja në vitin 2020. Autor i pesë golave në 69 ndeshje me blutë, ai fitoi edhe Ligën e Kampionëve në sezonin e parë në “Stamford Bridge”, ndërsa në janar kapiteni i Brazilit rinovoi kontratën deri në vitin 2023.

“Unë shpresoj që mund të bëj të njëjtën gjë që Maldini bëri te Milani, duke luajtur deri në moshën 40-41 vjeç. Ky është plani im për të ardhmen e afërt dhe e kam përgatitur veten për këtë. Kur je i ri e mendon veten se je superhero. Sot të duhet ta menaxhosh veten”, ka thënë Silva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant…